LAJMI I FUNDIT: Kjo është pozita e Kosovës në renditjen e re të FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës renditet në vendin e 127 në renditjen e re të FIFA-s.

Sport

04/04/2019 10:11

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të marsit.

Kosova pas dy barazimeve në muajin mars, me Danimarkën në miqësore dhe Bullgarisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian, është ngritur për tri pozita në renditjen e FIFA-s.

‘Dardanët’ nga pozita e 130, tani renditen në pozitën e 127.

Rënie për një pozitë ka pësuar Kombëtarja Shqiptare, që nga vendi 61, ka rënë në vendin e 62.

Në vendin e parë edhe në publikimin e fundit të FIFA-s mbetet Belgjika, që ndiqet nga Franca dhe Brazili./Lajmi.net/