Ferid Agani jep dorëheqje

Përmes një letre dërguar kryeministrit Mustafa, Agani thekson se është i bindur në pafajësinë e tij përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës.

Lajme

17/06/2016 16:08

 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka kërkuar nga Kryeministri Isa Mustafa ta lirojë nga detyra deri në momentin e shpalljes së pafajësisë së plotë.

Përmes një letre dërguar kryeministrit Mustafa, Agani thekson se është i bindur në pafajësinë e tij  përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës.

Edhe pse në letër nuk përmend dorëheqja, shihet qartë se Agani dëshiron ta evitoj këtë term, duke kërkuar “lirim nga detyra”.

Letra e plotë:

I nderuari z. Kryeministër,

Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje;

I bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës;

Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe

I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar,

Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë.