LA Lakers triumfon ndaj Houston Rockers

LA Lakers ka triumfuar me rezultat 120-102 ndaj Houston Rockets në kuadër të NBA.

Sport

11/01/2021 09:43

Ndeshja ndërmjet LA Lakers dhe Houston Rockets prodhoi spektakël dhe magji për telespektatorët mbarë botën, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë u karakterizua nga dalje dhe faullë të ndryshëm, por që Lakers morrën kontrollin e ndeshjes dhe triumfuan në fund.

Lakers rritën avantazh prej 27 pikësh, por Houston Rockets u rikthyen në lojë, duke shkurtuar epërsinë në 11. Në çerekun e katërt, Lakers avanconin me 13 pikë, 88-75.

Në të katërtin, Lakers morën edhe një herë kontrollin e ndeshjes.

Më të dalluarit e ndeshjes ishin, Anthony Davis, për Lakers i cili shënoi 27 pikë, ndërsa për Houston, u dalluan Wood me 23 pikë dhe James Harden me 20 pikë gjashtë asistime.

Lakers avancuan në tre çerekë, ndërsa Houston dominoi një. Rezultatet e çerekëve ishin: 25-21, 40-25, 23-29, 32-27.

Rezultati përundimtar: La Lakers 120-102 Houston Rockets.

Tani, Lakers kryesojnë në vendin e parë në Western Conference./Lajmi.net/

YouTube player