LA Lakers mposhtin Golden State Warriors me rezultat të thellë

Los Angeles Lakers kanë arritur një fitore të thellë ndaj Golden State Warriors në kuadër të NBA.

Sport

01/03/2021 08:27

Rivalët e Konferencës Perendimore, LA Lakers dhe Golden State Warriors janë ndeshur në kuadër të NBA, transmeton lajmi.net.

Këtë ndeshje, vendasit e fituan me rezultat të thellë.

Pas kësaj fitore, Lakers qëndron në vendin e dytë me 24 fitore dhe 11 humbje, ndërsa Golden State Warriors mbajnë pozitën e tetë me 19 fitore dhe 16 humbje në Konferencën Perendimore.

Basketbollistët më të dalluar në këtë duel ishin, për LA Lakers, LeBron James me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime dhe Kuzma me 12 pikë 11 kërcime.

Për Golden State, shkëlqyen Curry me 16 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime dhe Paschall me 18 pikë, katër kërcime dhe një asistim.

LA Lakers dominuan dhe fituan tre nga katër çerekët e ndeshjes.

Rezultatet e çerekëve, LA Lakers-Golden State Warriors: (41-21), (32-23), (26-25) dhe (18-22).

Rezultati përfundimtar, LA Lakers 117-91 Golden State Warriors./Lajmi.net/

YouTube player