Kurti në 13-vjetorin e pavarësisë: Krenar dhe i ndërgjegjshëm për sfidat
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se do të punojnë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë.
“Krenar për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin, ne festojmë sot 13 vjetorin e Pavarësisë sonë. Ne do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë Gëzuar #Dita e Pavarësisë # Kosova13”, shkroi Kurti. /Lajmi.net/
Proud of our inheritance, eager for success, and mindful of the challenges that lie ahead, we celebrate today the 13th anniversary of our Independence.
We will work hard to honor those who gave everything so we can live free and prosper.
Happy #IndependenceDay #Kosova13
— Albin Kurti (@albinkurti) February 17, 2021