Kur Vullnet Sefaja këndonte shqip me veshje kombëtare midis Serbisë

Është publikuar një video e rrallë e këngëtarit Vullnet Sefaja, kur po këndonte si i vogël në një festival muzikor në Serbi.

ShowBiz

19/01/2019 14:36

Vullnet Sefaja ka ndarë me ndjekësit një video të rrallë në rrjete sociale, ku shihet duke kënduar shqip dhe me veshje kombëtare, shkruan lajmi.net.

Ai u prezantua nga një moderator i cili fliste serbisht, ndërsa menjëherë filloi këngën në gjuhën shqipe, duke e përcjellur një grup fëmijësh pas tij.

Për ndryshe, Vullneti nuk është shumë aktiv kohët e fundit me projekte muzikore, atë e kemi parë në fund të 2018-ës në një bashkëpunim me Gilin, Enis Potokun, Teuta Kurtin dhe Linda Hakajn, në këngën dedikuar Mitrovicës. /Lajmi.net/