Kosova shënon ngritje për 21 vende në renditjen e re të FIBA-s

Kosova është një nga vendet me ngritjen më të madhe në botë në bazë të renditjes së re.

Sport

19/09/2019 13:45

Kosova në basketboll ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në renditjen e re të FIBA-s.

“Pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Kinë është publikuar renditja e re nga FIBA. SHBA mbetet në vendin e parë, duke u ndjekur nga Spanja, derisa Australia është ngritur në vendin e tretë për të përparuar tetë vende, kurse pasohet nga Argjentina dhe Franca”, bën të ditur FBK-ja përmes faqes zyrtare, transmeton lajmi.net.

FBK-ja thotë se Kosova ka përparuar për 21 vende në renditjen e FIBA-s dhe tashmë ndodhet në vendin e 69-të (duke përfshirë edhe gjeneratat e reja). Dardanët kanë grumbulluar 124 pikë.

Madje, Kosova është një nga vendet me ngritjen më të madhe në botë në bazë të renditjes së re.