Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra
Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por Zvicra bëri stërvitje me Kosovën. Kombëtarja zvicrane shënoi fitore bindëse para tifozëve vendas në stadiumin ”St. Jakob-Park”, me rezultat 4-0. Pas tre minutave, Breel Embolo dyfishoi rezultatin. Silvan Widmer shënoi golin e tretë në minutën e 39-të, derisa Embolo me golin e dytë personal, në minutën…

Sport
Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por Zvicra bëri stërvitje me Kosovën.
Kombëtarja zvicrane shënoi fitore bindëse para tifozëve vendas në stadiumin ”St. Jakob-Park”, me rezultat 4-0.
Pas tre minutave, Breel Embolo dyfishoi rezultatin.
Silvan Widmer shënoi golin e tretë në minutën e 39-të, derisa Embolo me golin e dytë personal, në minutën e 45-të, vulosi rezultatin përfundimtar.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Slovenia barazoi 2-2 me Suedinë.
Në ndeshjen e ardhshme, Kosova me 8 shtator do të jetë nikoqire e Suedisë, derisa Zvicra përballet me Sloveninë.