Konjufca: Mos votoni për EULEX-in që është neutral ndaj pavarësisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në lidhje me këto dy projektligje, tha se ato janë të padrejta.

Lajme

17/06/2016 13:41

Për këtë arsyem ai dha disa arsye të cilat sipas tij dëshmojnë se ky mision nuk është ën shërbim të Kosovës.

Konjufca tha se ky është misioni  më i madh e më i kushtueshëm i BE-së.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës përmes Planit të Ahtisarit, e imponoi në Kosovë një mision për mbikëqyrje”, tha Konjufca në foltoren e Kuvendit.

“Zyrtarët ndërkombëtarë thoshin se Kosova s’kishte kapacitete për sundim të ligjit andaj duhej të vinte. Pra, prania e EULEX-it simbolizon paaftësinë e shtetit të Kosovës sepse vepron si një tutelë e tij”, tha deputeti Konjufca.

Sipas tij, për shkak të Serbisë dhe pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë, EULEX-i  përfundoi me status neutral.

“Kjo e ka mirëmbajtur veriun e Kosovës të ndarë Republika”.

Konjufca deklaroi se imuniteti dhe privilegjet që kanë pjesëtarët e EULEX-it, janë edhe më të mëdha sesa ato që  gëzojnë stafet diplomatike.

“Por stafi i misioneve diplomatike e njohin shtetin e Kosovës kurse ERULEX-i nuk e njeh”.

“EULEX-i i gëzon krejt këto pa na njohur fare dhe kanë më shumë privilegje sesa stafet diplomatike të shteteve nacionale”, u shpreh Konjufca, i cili bëri thirrje deputetëve që të mos votojnë zgjatjen e pranisë së këtij misioni në Kosovë./lajmi.net