Kobe Bryant nuk kursen lëvdatat për skuadrën aktuale të Lakers: Duken fantastikë

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën ‘verdh e viola’.

Sport

14/01/2020 22:00

Lakers, të udhëhequr nga LeBron James, janë skuadra më e mirë e konferencës perëndimore aktualisht, dhe e dyta më e mira në ligë.

Kobe Bryant është shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës, dhe nga fjalët duket se ai pret edhe titullin e kampionit këtë edicion.

“Ata me gjasë janë skuadra më e madhe që kam parë” ka thënë Kobe, transmeton lajmi.net.

“Shpejtësia, gjatësia, atleticizmi… duken fantastikë” ka shtuar ‘Mamba’.

James dhe Anthony Davis po ia dalin shumë mirë që të prijnë Lakersat drejt një tjetër titulli të mundshëm të kampionit.

Mbetet të shihet nëse Lakers do të kenë ecuri të mirë edhe në ‘Play Off’, sikur në sezonin e rregullt. /Lajmi.net/