Klopp konfirmon: Jemi në bisedime me Salah për rinovimin e kontratës
Liverpool ka qenë mjaft aktiv në rinovimet e kontratave me disa nga futbollistët kryesorë të skuadrës javëve të fundit.
Sport
Trent-Arnold, Fabinbo, Alisson dhe Van Dijk deri tani kanë rinovuar kontratat e tyre me “The Reds”, shkruan lajmi.net.
Edhe rinovimi i kontratës me Jordan Henderson është afër, këtë e ka konfirmuar Klopp para pak ditësh, duke thënë se së shpejti pritet të finalizohet marrëveshja, i cili do të nënshkruajë kontratë të re tre-vjeçare.
Klopp tani ka konfirmuar se edhe egjiptiani Mohamed Salah është në bisedime me klubin për kontratën e re duke thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.
“Ka bisedime, po. Ne jemi duke punuar në të. Me dy vite të mbetura në kontratën e tij mund të imagjinoni se ka bisedime dhe kjo është ajo.
“Salah është në një formë të mirë dhe shpresoj se mund të qëndrojë kështu”, ka përfunduar Klopp.
Egjiptiani ka 96 gola të realizuara ne 146 paraqitje me Liverpool në kompetionin e Premier Ligës. /Lajmi.net