Klopp: Jota mund të përmirësohet shumë më shumë
Jurgen Klopp ka dhënë disa komente për Diogo Jota.

Sport
Diogo Jota ishte lojtari që i dha fitoren skuadrës së Liverpool, me golin e shënuar mbrëmë ndaj Sheffield United.
Lojtari portugez shënoi një gol të bukur me kokë. Kjo i ka pëlqyer trajnerit Jurgen Klopp, i cili pas ndeshjes ka thënë se portugezi mund të përmirësohet shumë.
“Po, Diogo shënoi një super g ol dhe ishte i përfshirë në ndeshje. Ai mund të jetë shumë më i mirë, 100% dhe ky është lajm i mirë”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Ai është akoma në fazën e adaptimit. Për momentin, shumë gjëra i duken ndryshe, pasi Wolves luajnë ndryshe”, shtoi gjermani.
Diogo Jota kaloi te Liverpool gjatë merkatos së fundit dhe lëvizja e tij bëri bujë të madhe. /Lajmi.net/