“Kisha një numër të ofertave”, Ramsey shpjegon pse zgjodhi huazimin te Rangers

Mesfushori Aaron Ramsey ka konfirmuar se ka refuzuar një numër të ofertave për të kompletuar huazimin te Rangers.

Sport

01/02/2022 17:02

Ish ylli i Arsenalit kompletoi kalimin te Rangers nga Juventus në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke u huazuar deri në fundin e sezonit 2021/22, transmeton lajmi.net.

Uellsiani ka shpjeguar arsyen se dëshirë për të luajtur para tifozëve dhe në Ligën e Evropës ishte kryesore pse vendosi të refuzojë rikthimin në Premierligë.

“Jam i gëzuar për kalimin te Rangers, ka shumë për të shikuar përpara mes tani dhe majit”.

“Kam pasur disa oferta në tavolinë, por asnjëra nga klubet që luajnë në Evropë dhe shansin për të luajtur para 50 mijë tifozëve çdo javë”.

“Kam pasur bisedë fantastike me trajnerin dhe Ross Wilson dhe jam gati të punojë për të dhe të takohem me mbështetësit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Ramsey mund të bëjë debutimin të mërkurën e ardhshme kundër ish klubit, Celtic./Lajmi.net/