Këto janë tri skuadrat më të forta në short

Barcelona, Bayern Munich dhe Real Madrid konsiderohen si tri skuadrat më të forta në shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/03/2015 15:41

Të premten në mesditë do t’i mësojmë emrat e çifteve të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid, Juventus, Porto, Monaco, Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid do të jenë në vazo.

Por, cilët janë kundërshtarët më të vështirë?

Si tri ekipe më të forta në mesin e këtyre tetë konsiderohen Barcelona, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Por, atyre mund t’ju bie të luajnë edhe mes vete, pa dallim shteti.