KB Rahoveci nënshtron KB Prishtinën, për të tretën herë këtë sezon

Nëse ka një skuadër që KB Rahoveci ka vendosur ta mposht gjithsesi këtë sezon në elitën e basketbollit kosovar, ajo është KB Prishtina.

Sport

12/01/2020 18:58

Vreshtarët kanë mposhtur kryeqytetasit për të tretën herë këtë sezon.

Ndeshja e tretë e zhvilluar në Rahovec, u takoi vendasve me rezultat 70-57.

Ishte çereku i parë që bëri diferencën, ku KB Rahoveci triumfoi 17:4.

Tre çerekët e tjerë ishin të baraspeshuar, dhe nuk sollën ndryshim në rezultat, me KB Rahovecin që mori një fitore të rëndësishme para tifozëve rahovecas./Lajmi.net/