Kapiteni i Ishujve Faroe falënderoi Kosovën për emocionet që ia dhuroi në ‘Fadil Vokrri’

Mediet e huaja kanë përzgjedhur ekipin kombëtar të Kosovës për të krijuar storijet më të mira për futboll këtë pranverë.

Sport

28/03/2019 11:03

Kombëtarja e Kosovës ka bërë jehonë në gjithë botën me ecurinë e rezultateve në vitin 2018 dhe 2019, dhe me barazimet e arritura ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Për Kosovën së fundi ka shkruar edhe ‘espn’, në një shkrim të gjatë dhe emocionues.

Pjesë e këtij raporti është edhe Samir Ujkani, që ka zbuluar një detaj interesant nga ndeshja e Kosovës me Ishujt Faroe, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, Kosova e ka fituar 2:0, dhe ishte ndeshja e parë e ‘Dardanëve’ në ‘Fadil Vokrri’.

“Më kujtohet loja kundër Ishujve Faroe vitin e kaluar, ndeshja e parë e Kosovës në stadiumin Fadil Vokrri. Kapiteni i tyre erdhi dhe më tha: “Unë dua t’jua falënderoj sepse është një nga ndeshjet më emocionuese të karrierës sime për shkak të këtyre tifozëve dhe kësaj atmosfere”, ka deklaruar Ujkani./Lajmi.net/