Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri

Ekonomisti dhe aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Austrisë në vitin 2028. Në një postim në platformën X, Fehlinger-Jahn ka bërë edhe një premtim të veçantë për Shqipërinë. Ai ka deklaruar se, nëse do të zgjidhej president i Austrisë, do të angazhohej për kthimin në…

Bota

03/10/2026 21:16

Ekonomisti dhe aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Austrisë në vitin 2028.

Në një postim në platformën X, Fehlinger-Jahn ka bërë edhe një premtim të veçantë për Shqipërinë. Ai ka deklaruar se, nëse do të zgjidhej president i Austrisë, do të angazhohej për kthimin në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës që i atribuohen heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, transmeton lajmi.net.

“Si President i Austrisë, do të zotohesha të kthej helmetën dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar Mbretin Skënderbe”, ka shkruar ai.

Mesazhin e tij, politikani austriak e ka regjistruar para dhomës në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë, ku ekspozohen përkrenarja dhe shpata që i atribuohen Skënderbeut.

Fehlinger-Jahn është i njohur për angazhimin e tij publik në çështjet e zgjerimit të NATO-s dhe integrimit euroatlantik./lajmi.net/