Franca mobilizon 70 mijë policë e xhandarë për fundjavën e protestave, mbyllen edhe muze të njohur

Qeveria franceze ka mobilizuar rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në të gjithë vendin për këtë fundjavë, në kuadër të masave të sigurisë për protestat e paralajmëruara. Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka bërë të ditur se në terren do të angazhohen edhe njësitë për kontrollin e trazirave dhe formacione të tjera të…

Bota

23/10/2026 15:55

Qeveria franceze ka mobilizuar rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në të gjithë vendin për këtë fundjavë, në kuadër të masave të sigurisë për protestat e paralajmëruara.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka bërë të ditur se në terren do të angazhohen edhe njësitë për kontrollin e trazirave dhe formacione të tjera të specializuara, ndërsa praktikantët e policisë do të shërbejnë si mbështetje.

Nunez ka deklaruar se synimi i qeverisë është të krijojë një forcë reagimi “jashtëzakonisht të lëvizshme, të shkathët dhe efektive”. Njësi të caktuara do të vendosen posaçërisht pranë ndërtesave qeveritare dhe publike për të garantuar sigurinë.

Në kuadër të masave, disa muze dhe atraksione turistike pritet të mbyllen gjatë fundjavës, përfshirë Luvrin dhe Muzeun e Orsayt në Paris. Po ashtu, disa dyqane dhe biznese do të ndërpresin aktivitetin.