Jurgen Klopp i sheh Arsenalin dhe Evertonin kandidatë për titullin e Premierligë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka premtuar se do ''luftojnë' për titull, derisa i sheh edhe dyshen Arsenal dhe Everton si kandidatë.

Sport

06/11/2020 17:15

“Reds” të dielën do kenë përballjen me të madhe për këtë edicion ndaj Manchester Cityt, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, tekniku gjerman beson se ky edicion do jetë tejet interesante më shumë kandidatë për titull.

“Të gjithë kanë shansin e njëjtë dhe bëhet fjalë për të luftuar si skuadër”.

“Arsenal, Leicester, Spurs, Everton fatkeqësisht janë shumë të fortë. Të gjithë njëjtë”.

“Të gjithë luftojmë për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe kur je afër mund të bëhesh kampion. Gjithmonë njëjtë. Nuk dihet sigurt kush do jetë kryesori”, deklaroi ai.

Përballja e ‘zjarrtë’ mes Cityt e Liverpoolit zhvillohet në “Etihad” dhe nis në ora 17:30./Lajmi.net/