Jozi shfaqet sërish në publik, mbledh një “kallaballëk” miqsh e këndon “moj faqekuqe”

Joz Marku i cili ishte pjesë e Big Brother VIP Albania do të mbahet mend për një prej skandaleve më të mëdha të ndodhura në mediat shqiptare. Ai përpos që ishte kthyer në edicionin e katërt të BBVA pas një zarfi të zi- në natën e gjysmëfinales e goditi rëndë Gjestin duke e shtrirë për…

ShowBiz

15/04/2025 08:39

Joz Marku i cili ishte pjesë e Big Brother VIP Albania do të mbahet mend për një prej skandaleve më të mëdha të ndodhura në mediat shqiptare.

Ai përpos që ishte kthyer në edicionin e katërt të BBVA pas një zarfi të zi- në natën e gjysmëfinales e goditi rëndë Gjestin duke e shtrirë për tokë.

Jozi i cili në shumë raste ka pasur debate të forta me banorët, e posaçërisht me Gjestin e kishte fyer atë edhe më parë duke iu referuar si “Bir shk*ne” e shumë ofendime të tjera.

Në natën e gjysmë finales situate eskaloi e gjitha kur ai goditi Gjestin derisa më pas u arrestua nga autoritetet e sigurisë.

Por nuk zgjati shumë dhe pas më pak se 24 orë Jozi veçse ishte lënë i lirë.

E derisa në publik po vazhdon debati i zëshëm në lidhje me këtë situatë, Jozi së fundi është parë duke festuar bashkë me një numë të madh të shokëve.

Ata janë parë duke pirë e kënduar- sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

E ndryshe nga ai, Loredana zgjodhi që mbrëmë të shkojë në shtëpinë e BBVA për të festuar në “dasmën” e Gjestit dhe Eglit./lajmi.net/

 

https://www.facebook.com/share/r/15Lb692kPM/