Januzaj afër huazimit te Evertoni
Ndonëse Van Gaal ka thënë se Januzaj nuk do të largohet nga United, mediat britaneze raportojnë se ai është afër huazimit të tij te skuadra e Evertonit.
Sport
Sipas raportit të bërë nga Manchester Evening News, mësojmë se Adnan Januzaj në orët në vazhdim mund të jetë lojtar i Evertonit, por në formë huazimi.
19 vjeçari nuk ka luajtur shumë këtë sezon nën urdhërat e Van Gaalit, dhe një largim i tij nga Old Trafford do ti bënte mirë karrierës.
Përndryshe, Januzaj konsiderohet një talent i madh që premton shumë për të ardhmen. Ai duhet të gjejë një skuadër ku do të ketë në dispozicion më shumë minuta për të luajtur.