Ja kur luhet finalja e madhe mes Yllit dhe Pejës

KB Ylli dhe KB Peja kanë siguruar plasmanin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Sport

13/02/2020 21:29

Skuadra nga Suhareka eliminoi Prishtinën në çerekfinale dhe Bashkimin në gjysmëfinale, për të arritur finalen e parë të pasluftës.

Ndërkohë, pejanët eliminuan Ponte Prizrenin në çerekfinale ndërsa arritën të triumfonin edhe ndaj nikoqirit Rahoveci në gjysmëfinale, shkruan lajmi.net.

Përballja mes këtyre dy ekipeve do të luhet të shtunën, me fillim nga ora 20:30. /Lajmi.net/