Iu fut poshtë jorganit? Klipi që zbulon më shumë raportin mes Toneyt dhe Bias

Banori i Big Brother VIP Kosova, Toney, ka komentuar lidhjen dhe afërsinë e tij me Bian, një prej dinamikave më të diskutueshme aktualisht në shtëpi. “Unë ndihem shumë mirë me të. Tani te kjo pjesë nën jorgan, se ka qenë vetëm fjalë. Sidoqoftë, momentet më të mira deri më tani i kam pasur me Bian”,…

ShowBiz

01/12/2025 22:51

Banori i Big Brother VIP Kosova, Toney, ka komentuar lidhjen dhe afërsinë e tij me Bian, një prej dinamikave më të diskutueshme aktualisht në shtëpi.

“Unë ndihem shumë mirë me të. Tani te kjo pjesë nën jorgan, se ka qenë vetëm fjalë. Sidoqoftë, momentet më të mira deri më tani i kam pasur me Bian”, u shpreh ai.

Kjo pas një klipi që u shfaq në spektakël, ku thuhej se ka pasur më shumë mes tyre.

Megjithatë, Toney theksoi se kjo afërsi nuk nënkupton ndonjë pëlqim romantik, duke bërë të qartë se marrëdhënia e tyre nuk shkon përtej miqësisë.

Në anën tjetër, Bia duket më e hapur dhe më e afërt me Toney, gjë që ka bërë që komentet dhe dyshimet të shtohen mes banorëve dhe publikut.

Toney ndër tjerash duket më i tërhequr dhe se nuk ka pëlqim emocional për të.

Në vazhdim mbetet të shihet si do të shkojë kjo marrëdhënie mes tyre.