Ish-nënkryetarja e Vetëvendosjes me urim të posaçëm për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Ish nënkryetarja e kreut të LVV, Albin Kurtit, Aida Dërguti ka uruar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, derisa urim të posaçëm kishte për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, të cilët ndodhen në Hagë.
Lajme
Dërguti përmes një statusi në Facebook ka shkruar se heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur.
Kujtojmë se Dërguti ishte pjesëtare e UÇK-së.
Postimi i Dërgutit:
Heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur. Urime pavarësia gjithë atyre që kontribuan dhe ishin konsistent në qëndrime, posaçërisht atyre heronjve të gjallë që sot ndodhen në Hagë!