Ibrahimovic dëshiron të jetë i gatshëm ndaj Napolit

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic dëshiron të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Napolit.

Sport

04/03/2022 21:17

Suedezi nuk ka luajtur me Milanin për më shumë se një muaj, ndërsa dëshiron që të zhvillojë minuta ndaj Napolit, skuadër që është duke rivalizuar “Rossonerët” në garën për titullin kampion.

Stafi mjekësor i ekipit të Stefano Piolit kanë qenë të kujdesshëm me rikthimin, duke marrë parasysh edhe moshën e Ibras.

Sidoqoftë, pavarësisht dëshirës, Ibrahimovic vazhdon punojë individualisht por gjasat për t’u rikthyer ndaj Napolit janë të vogla

Kujtojmë, se përballja mes Napolit dhe Milanit zhvillohet këtë të diele me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/