Harden i jashtëzakonshëm, Rockets barazojnë serinë me Warriors

Houston Rockets e ka barazuar serinë 2-2 ndaj Golden State Warriors, pas fitores së dytë radhazi në shtëpi.

Sport

07/05/2019 08:09

‘Raketat’ në krye me James Harden fituan me epërsi të ngushtë 112-108, për të baraspeshuar gjithçka.

Harden shënoi 28 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime në fitoren e skuadrës së tij.

34 pikët e Kevin Durant dhe 30 sosh të Stephen Curryt ishin të pamjaftueshme për ‘Luftëtarët’ që të dilnin me fitore nga arena e Rockets, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e pestë luhet në ‘Oracle Arena’.

Milwaukee Bucks është vetëm një hap larg finales, pas fitores në shtëpinë e Boston 101-113 dhe kësisoj e ka ngritur epërsinë në 3-1.

Më meritori për fitoren e Bucks ishte padyshim Giannis Antetokounmpo që realizoi plotë 39 pikë, 16 kërcime dhe ndihmoi me 4 asistime. /Lajmi.net/