Harden ‘i çmendur’ – shënon 60 pikë në fitoren e Rockets ndaj Atlanta, futet në histori

James Harden ka regjistraur një tjetër mbrëmje të çmendur në NBA, në ndeshjen kundër Atlanta Hawks.

Sport

01/12/2019 08:11

Rockets kanë mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin 158:111, për të përmirësuar rekordin e skuadrës këtë sezon, shkruan lajmi.net.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Jame ‘The Beard’ Harden, i cili kontribuoi me plotë 60 pikë.

Harden ishte i saktë në 16 nga 24 tentime prej lojës së hapur, duke qenë edhe tetë herë i saktë nga distanca për tri pikë.

24 herë i saktë – është numri më i vogël në histori të NBA, për një ndeshje ku lojtari ka regjistruar 60 pikë.

Kujtojmë se Harden i shënoi këto 60 pikë në tre qereka lojë. /Lajmi.net/