Hajnat sulmojnë një femër në Deçan, ia vodhën edhe 200 euro
Një femër është sulmuar dhe më pas është grabitur në Deçan.
Lajme
Viktima ka raportuar në Polici se është sulmuar me mjet të fortë nga persona të panjohur të cilët kanë grabitur nga viktima para të gatshme 200 euro.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar me mjet të fortë nga persona të panjohur të cilët kanë grabitur nga viktima para të gatshme 200 euro. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë”, thuhet në raport. /Lajmi.net/