Guardiola para derbit: Liverpooli favorit për titull
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vlerësuar Liverpoolin para derbit të madh të së dielës, që luhet në ‘Etihad Stadium’.
Sport
Spanjolli ka thënë se ‘The Reds’ janë favorit për vendin e parë, megjithëse pranoi se humbja e Van Dijk është e madhe.
“Liverpool është favoriti kryesor për vendin e parë, por situata me pandeminë i bën gjërat e pasigurta”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Ka shumë skuadra tjera të forta në kampionat si Leicester, Arsenal gjithashtu ka bërë një hap para. Chelsea është gjithashtu e qëndrueshme dhe ka një skuadër të fortë”.
“Kjo është një ndeshje e rëndësishme, diçka si zgjedhjet presidenciale në SHBA. Të gjitha votat duhen të numërohen. Ka shumë ndeshje deri në fund të sezonit dhe është shumë herët të thuhet se ky duel do ta vendos kampionin”.
Guardiola në fund konfirmoi se Gabriel Jesus është i gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa Aguero nuk ka arritur të rikuperohet./Lajmi.net/