Grezda: Nuk jemi as Brazili as Argjentina

Eros Grezda pas ndeshjes ndaj Turqisë u shpreh nuk është në formën e tij të mirë pas një dëmtimi.

Sport

23/03/2019 09:08

“Vij nga një lëndim i gjatë. Nuk kam pasur fat fare. Jam larg formës time më të mirë. Gjendja ime fizike nuk kishte të bënte me këtë ndeshje. Kur u futëm ne ndeshja ishte e mbyllur. Humbëm ndaj një rivali direkt. Me të vërtetë është një ndjenjë shumë e keqe. Goli i parë na tronditi. Nuk e di pse ndodh kjo sa herë që pësojmë.

Sa i kemi fuqitë që të fitojmë në Andorrë?

“Duhet të zgjohemi me një pozitivitet tjetër. Kështu e ka futbolli. Nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të marrim 3 pikët me Andorrën. Duhet të kthehemi të gjithë në formë të mirë dhe të rikthehemi te fitorja.

Deri ku mund të mbërrijë ky ekip?

“Nuk ka shumë kohë që luajtëm me Turqi. Ndeshja miqësore me Turqinë nuk ka krahasim me ketë. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë që të fitojmë. Ne nuk jemi as Brazili as Argjentina. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Grezda.