Golashënuesit më të mirë të Kosovës – Lista

Përfaqësuesja e Kosovës më 25 mars do të fillojë rrugëtimin për herë të parë në Kampionatin Evropian.

Sport

21/03/2019 15:28

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Bullgarinë më 25 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e që është ndeshje e parë për në EURO 2020.

Që nga 5 marsi i vitit 2014, atëherë edhe kur u pranuam nga FIFA dhe UEFA, Kosova i ka zhvilluar në total 18 ndeshje, raporton lajmi.net.

Që nga ajo kohë, Përfaqësuesja jonë ka pasur një rritje të madhe, ndërsa renditet në vendin e 131 në ranglistë.

Lojtarët tanë ishin tejet cilësor në ato ndeshje të zhvilluar, sidomos në ato të Ligës së Kombeve, duke e kaluar fazën e grupeve pa humbje.

Listës së golashënuesve i prinë sulmuesi Arbër Zeneli, i cili ka realizuar 6 gola në fanellën e Kombëtares së Kosovës, pas tij vijnë Vedat Muriqi më 4 gola, Benjamin Kololli 3, Amir Rrahmani 3, Alber Bunjaku 3 dhe Elbasan Rashani 3 gola.

Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të lojtarëve më efikas te Kosova, ku janë gjithsej 11-të. /Lajmi.net/