Gjithçka vendoset nga penalltitë, Arsenal eliminon Liverpoolin
Liverpool dhe Arsenal kanë caktuar fituesin vetëm pas penalltive.
Sport
Në kuadër të Carabao Cup, Liverpool dhe Arsenal kanë dhuruar 90 minuta pa gola, shkruan lajmi.net.
Në një ndeshje ku pati disa raste shënime, Bernd Leno ishte në mesin e lojtarëve më në disponim për lojë.
Pasi përfunduan 90 minutat e rregullta, fati i takimit shkoi në lotarinë e penalltive.
Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin skuadra e Arsenal.
Arsenal gabuan të parët, kur Elneny huqi penalltinë e tretë, por menjëherë pas tij gaboi Divock Origi.
Skuadrat shkuan deri në penalltitë e gjashta, kur aty gaboi edhe Wilson, duke i dhënë kështu mundësinë Willock që të kualifikonte skuadrën e tij në fazën tejtër të Carabao Cup. /Lajmi.net/