Bedri Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit kundër aktgjykimit të Speciales: Le të bashkohemi kundër padrejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë, e cila synon të kundërshtojë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hamza e ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës ka ftuar qytetarët t’i…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë, e cila synon të kundërshtojë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hamza e ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00, transmeton lajmi.net.
“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza në përshkrimin e videos.
Protesta është paralajmëruar si një tubim i gjerë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Thirrja për protestë vjen në një kohë kur në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës e jashtë saj janë zhvilluar tubime kundër aktgjykimit të Speciales./lajmi.net/