Gjakovari i dehur e rrah nënën e tij
Policia ka arrestuar një person në Gjakovë, pas dyshohet se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.
Lajme
Rasti i sulmit, siç raporton PK, kishte ndodhur derisa i dyshuari ishte në ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti deri sa ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./ Lajmi.net/