Gëzim tek Lakers – Nuk ka dëmtim serioz për Anthony Davis

Lakers kanë marrë një lajm mjaft të mirë, pas ekzaminimeve të fundit për lëndimin e Anthony Davis.

Sport

15/10/2019 17:32

Davis kishte pësuar një dëmtim gjatë humbjes së Lakers ndaj Brooklyn Nets, me rezultatin 91-77, dhe ekzistonte rreziku se ai ka dëmtuar rëndë gishtin, por kjo doli të mos jetë e saktë.

Ekzaminimet e fundit në Los Angeles kanë zbuluar se lojtari nuk përballet me ndonjë dëmtim të rëndë, transmeton lajmi.net.

Dëmtimi i Davis në ndeshjen ndaj Nets po konsiderohet si dëmtim i lehtë, i cili do të rikuperohet dita  – ditës.

Lojtari do të jetë krejtësisht gati për skuadrën e tij për fillimin e sezonit të ri. /Lajmi.net/h