Francë – Shqipëri, çfarë po kërkon policia?

Rreth pesë orë para fillimit të ndeshjes Francë – Shqipëri, janë shtuar masat e sigurisë përreth stadiumit “Velodrome”.

Sport

15/06/2016 16:13

Ndeshja Francë – Shqipëri pritet të përcillet nën masa të rrepta sigurie.

Reporteri zyrtar i UEFA-së për kombëtaren e Shqipërisë, Tony Pandovski, ka njoftuar për numër të shtuar të policisë përreth stadiumit “Velordome”, përcjell Lajmi.net.

Franca konsiderohet e rrezikuar nga sulmet e mundshme terroriste, por autoritetet franceze kanë ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë për “Euro 2016”.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.