Fiton Spanja, ngec Suedia (Video)
Spanja ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 kundër Bjellorusisë, ndërsa Suedia ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Malit të Zi.
Sport
Ndeshja filloi mirë për spanjollët. Në minutën e 18 Isco shënon një supergol, ndërsa një minutë më vonë Busquets shënon për 2-0.
Golin përfundimtar të takimit e shënoi Pedro në minutën e 55’. Pas këtij takimi, Spanja ka 12 pikë nga katër ndeshje.
Ibrahimovic e shënoi golin e parë për Suedinë në minutën e 9’ ndërsa Jovetic, dhjetë minuta para fundit të takimit Jovetic shënon nga penaltia për të barazuar rezultatin.
Suedia është në vendin e dytë të Grupit G me gjashtë pikë, katër më pak se Austria që është në vendin e parë.
Video