Fillon ndeshja, Maqedonia e Veriut – Kosova
Pas një pritje të gjatë, ka filluar më në fund ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e cila po luhet në ”Todor Proeski Arena”.

Sport
Takimi është i vlefshëm për gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve, për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej në mars, por shkaku i pandemisë u shtye deri në tetor.
Pritjes i ka ardhur fundi, dhe aktualisht djemtë tanë kanë nisur ndeshjen historike.
Kosova megjithë mungesat, ka një mbështetje të jashtëzakonshme dhe motiv të madh për të dalë fitues nga kjo ndeshje.
Forca djema, na bëni krenar! /Lajmi.net/