Europa League: Sonte luhen ndeshjet e kthimit, vëmendja te Napoli – Barca
Europa League vazhdon sot me raundin e dytë të fazës së eliminimit direkt.

Sport
Tetë ndeshje do të luhen në dy orare të ndryshme, me tetë skuadra që kërkojnë biletën për fazën tjetër, shkruan lajmi.net.
Vëmendja kryesore e kësaj mbrëmje do të jetë në ‘Diego Armando Maradona’, ku Napoli pret Barcelonën.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave mbyllej me rezultatin e barabartë 1:1, dhe gjithçka vendoset sot sa i përket skuadrës që kalon tutje.
Katër ndeshje luhen me fillim nga ora 18:45, kurse katër të tjera nga ora 21:00. Napoli e Barca luajnë në orarin e fundit (21:00). /Lajmi.net/