Euro 2020: Zvicra një hap larg kualifikimit, mposht Gjeorgjinë për të parakaluar Irlandën

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar një fitore të madhe kundër Gjeorgjisë, edhe pse me një rezultat minimal.

Sport

15/11/2019 22:37

Kombëtarja helvetike ka triumfuar me rezultatin 1:0, kundër Gjeorgjisë, për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Euro 2020, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Cedric Itten, kur po luhej minuta e 77′ e takimit.

Ky gol në fund doli të kishte vlerën e tri pikëve për kombëtaren e Zvicrës, tri pikë këto që i lehtësojnë shumë punët për një kualifikim në finalet e Euro.

Me këtë fitore, Zvicra merr pozitën e dytë në grup, me 14 pikë të fituara ,dy më shumë sesa Irlanda që ka 12 pikë, në pozitën e tretë.

Ndeshjen e fundit Zvicra e luan kundër Gjibraltarit, ku nuk pritet të ketë ndonjë problem që të prejë biletën për Euro 2020. /Lajmi.net/