Edhe Atletico Madrid konfirmon mungesën e Savic në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Mali i Zi nuk do të mund të llogarisë në ndeshjen ndaj Kosovës në lojtarin e tyre më të mirë, Stefan Savic.

Sport

14/10/2019 17:42

Pas shumë zërave dhe raportimeve për lëndimin e tij në ndeshjen që Mali i Zi e zhvilloi kundër Bullgarisë, është tani Atletico Madrid që ka raportuar për lëndimin e lojtarit.

Skuadra e Atletico Madrid përmes një komunikate të lëshuar, ka konfirmuar se lojtari i është nënshtruar një testi për të matur shkallën e lëndimit.

Është konfirmuar se lojtari ka pësuar një dëmtim të muskujve të shkallës së II në kofshën e majtë.

Lëndimi i tij, është një mungesë e madhe për Kombëtaren e Malit të Zi, kur dihet përvoja ndërkombëtare që mbart mbi supe 29 vjeçari.

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi luhet sot (e hënë) në ‘Fadil Vokrri’, duke filluar nga ora 20:45./Lajmi.net/