E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Mërgim Vojvoda, që luan te Torino, sipas shumë burimeve e ka mbyllur transferimin e tij te Como. Vojvoda ka arritur tashmë marrëveshje me klubin të cilin e drejton Cesc Fabregas si trajner, duke nënshkruar deri në vitin 2027. Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Sky Sport kanë konfirmuar se Vojvoda do të jetë afrimi i…
Sport
Mërgim Vojvoda, që luan te Torino, sipas shumë burimeve e ka mbyllur transferimin e tij te Como.
Vojvoda ka arritur tashmë marrëveshje me klubin të cilin e drejton Cesc Fabregas si trajner, duke nënshkruar deri në vitin 2027.
Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Sky Sport kanë konfirmuar se Vojvoda do të jetë afrimi i shtatë për Comon gjatë afatit kalimtar të dimrit.
🔵🤝🏻 Como have agreed deal to sign Mergim Vojvoda from Torino, permanent move.
Contract until June 2027. pic.twitter.com/k21oXW6S7i
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 2, 2025
“Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar për nesër në mëngjes. Pra të hënën më 3 shkurt”, shkruan eksperti i transferimeve, italiani Gianluca Di Marzio.
Mbrojtësi i krahut i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit. Ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e Kosovës.