E kryer – Juventus arrin marrëveshje të plotë për transferimin e Zakarias

Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Denis Zakaria.

Sport

30/01/2022 17:25

Zvicerani do nënshkruajë kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2026, derisa në orët e ardhshme do udhëtojnë për në Torino me agjentët e tij, transmeton lajmi.net.

Zakaria do jetë zëvendësuesi i Rodrigo Bentacur, i cili do transferohet te Tottenham në ditët e ardhshme.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se marrëveshja ka kushtuar pesë milionë euro plus bonuset./Lajmi.net/