“Dy ndeshje në një natë” – Fury pret një meç nga Mahmoud Charr
Tyson Fury thotë se është i hapur që t’i bëjë dy ndeshje në një natë Në një video të bërë pak minuta më parë, “Gypsy King”, ndër të tjera, ka thënë se meçi me Anthony Joshuan bie poshtë, duke ia vënë këtij të fundit epitetin e frikacakut. Kundërshtari tjetër, të cilit i hap rrugë 35-vjeçari…
Sport
Tyson Fury thotë se është i hapur që t’i bëjë dy ndeshje në një natë
Në një video të bërë pak minuta më parë, “Gypsy King”, ndër të tjera, ka thënë se meçi me Anthony Joshuan bie poshtë, duke ia vënë këtij të fundit epitetin e frikacakut.
Kundërshtari tjetër, të cilit i hap rrugë 35-vjeçari është Mahmoud Charr.
Gjithsesi, në kundërpërgjigjen e Charr thuhet se “Gypsy King” duhet t’i qëndrojë fjalës së thënë, duke iu referuar anulimit të meçit me Joshuan.
E shpejtë ishte kundërpërgjigjja e Furyt që tha se mund t’i bëjë dy ndeshje në një natë.
Kjo deklaratë e kampionit të peshave të rënda është dhënë pas polemikave në distancë që pati me Joshuan. /Lajmi.net/
Two fights in one night? ?
It appears Tyson Fury is set to face Mahmoud Charr on December 3rd ?
Even we are getting confused now ?
?: @tyson_fury / @mrmanuelcharr pic.twitter.com/XFhrWcA2PB
— Boxing on BT Sport ? (@BTSportBoxing) September 29, 2022