Zjarri përfshin rreth 150 hektarë në Hereq, lëndohet një zjarrfikës
Ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë intervenuar gjatë gjithë ditës në një zjarr të përmasave të mëdha në fshatin Hereq, ku janë përfshirë rreth 150 hektarë sipërfaqe malore dhe kullosa. Intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i vazhdueshëm, me qëllim të lokalizimit të zjarrit dhe parandalimit të përhapjes së mëtejshme të…
Lajme
Ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë intervenuar gjatë gjithë ditës në një zjarr të përmasave të mëdha në fshatin Hereq, ku janë përfshirë rreth 150 hektarë sipërfaqe malore dhe kullosa.
Intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i vazhdueshëm, me qëllim të lokalizimit të zjarrit dhe parandalimit të përhapjes së mëtejshme të flakëve në sipërfaqe të tjera.
Gjatë aksionit, bëhet e ditur se njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndim dhe është trajtuar nga ekipi i ambulancës. Sipas informacioneve të bëra të ditura, gjendja e tij është stabile.
Falë angazhimit të ekipeve të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e tij.
Në operacion kanë dhënë mbështetje edhe Zjarrfikësit e Deçanit, të cilët iu bashkuan ekipeve të Gjakovës në përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës.