Enver Hoxhaj publikon marshin madhështor të UÇK-së të vitit 1999: Historia na thërret sërish, Kosova marshon përsëri

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka publikuar pamje emocionuese nga marshimi i UÇK-së në Prishtinë, i mbajtur në shtator të vitit 1999. Hoxhaj ka kujtuar se atëherë dhjetëra mijëra qytetarë marshuan për ta nderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila i solli…

Lajme

11/09/2026 23:34

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka publikuar pamje emocionuese nga marshimi i UÇK-së në Prishtinë, i mbajtur në shtator të vitit 1999.

Hoxhaj ka kujtuar se atëherë dhjetëra mijëra qytetarë marshuan për ta nderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila i solli vendit lirinë, në prag të transformimit të saj.

Sipas tij, 27 vjet më vonë, Kosova do të dalë sërish në shesh, këtë herë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

“Nesër, 27 vjet më vonë, Kosova marshon përsëri!

Në shtator të 1999 në Prishtinë, dhjetëra mijëra qytetarë marshuan për ta nderuar UÇK-në, ushtrinë që i solli Kosovës lirinë, në prag të transformimit të saj. Atëherë marshuam krenarë për t’u thënë faleminderit. Nesër marshojmë të bashkuar për të kërkuar drejtësi. Historia na thërret sërish në shesh, për UÇK-në, për të vërtetën dhe për lirinë!

Në ora 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, bashkë në Marshin e Lirisë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, krahas pamjeve të marshimit të vitit 1999.

 

VIDEO