Deliu-Kodra: Me mosvotimin e Çitakut, Vetëvendosje tradhtoi qindra mijëra votuesit e saj
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se sot Lëvizja Vetëvendosje tradhtoi para së gjithash elektoratin e vet duke mos votuar Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetar të Kuvendit. Ajo tha se ngjarja e sotme e përfaqëson më së miri partinë aktualisht më të madhe në vend. “Me mosvotimin e sotëm në Kuvend,…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se sot Lëvizja Vetëvendosje tradhtoi para së gjithash elektoratin e vet duke mos votuar Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetar të Kuvendit.
Ajo tha se ngjarja e sotme e përfaqëson më së miri partinë aktualisht më të madhe në vend.
“Me mosvotimin e sotëm në Kuvend, mendoj që janë tradhtuar qindra mijëra votues të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët në zgjedhjet e fundit kanë votuar për këtë subjekt politik”, ka thënë Deliu-Kodr Klan Kosova.
“53 mandate gjithsej, dhe përkundër përpjekjeve të tyre të deklarohen se janë aty për t’i dhënë funksionalitet institucioneve të Kosovës, çfarë kemi parë sot në Kuvend ka qenë një cirk, Kuvendi i ka përngjarë një cirku, ku ndryshe thuhet, ndryshe veprohet”.
“Ju e keni parë deri në fund një seancë për keqardhje, një seancë që e ka shpërfaqë më së miri gjithë atë që sot e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje”, shtoi Deliu-Kodra.