Deri këtu shkon Erdogan – aksionet e NBA të cenzuruara për shkak të Enes Kanter

Recep Tayip Erdogan mund të shkojë aq larg saqë të cenzurojë sekuenca të NBA, për shkak të një lojtari.

Sport

13/01/2020 23:55

Ylli turk i Boston Celtics, Enes Kanter, është një nga figurat që nuk pëlqehet në Turqi, për shkak të kundërshtimeve ndaj Erdogan.

Lojtarit i është marrë shtetësia e Turqisë dhe i ndalohet hyrja në atdheun e tij, por veç kësaj, atij i ndalohet edhe shfaqja në televizionet turke.

Kur në Turqi shfaqen momentet më të mira nga mbrëmjet e NBA, dhe në to paraqitet ndonjë aksion i Celtics, me Kanter protagonist, pamjet janë të cenzuruara

Kanter ka reaguar për këtë gjë përmes rrjetit social ‘Twitter’, duke thënë se tifozët në Turqi nuk mund të shohin basketboll për shkak të diktaturës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon, ku mund të shihni se deri ku ka mbërritur Erdogan.

Kujtojmë se Kanter i ishte cënuar edhe jeta, kur kishte pranuar disa kërcënime nga Turqia. /Lajmi.net/