‘Derby della Mole’: Formacionet e mundshme për derbin e Torinos – Vojvoda pritet të jetë startues

Juventus dhe Torino vihen sonte përballë njëra-tjetrës.

Sport

18/02/2022 12:44

‘Derby della Mole’ luhet sonte me fillim nga ora 20:45, në ‘Allianz Stadium’, shkruan lajmi.net

Një nga ndeshjet që konsiderohet si më e rëndësishmja e javës në Serie A, luhet sonte, me ‘Zonjën e Vjetër’ që synon tri pikët për të vazhduar garën për top katërshen.

Dybala dhe Belotti do të jenë kapitenët në ndeshjen e sotme, që mund të jetë edhe ‘Derby della Mole’ i fundit për ta.

Në këtë ndeshje pritet të ketë minuta edhe për mbrojtësin kosovar, Mërgim Vojvoda.

Vojvoda prihet të marrë krahun e mbrojtjes në një rreshtim me 3-4-2-1. Juventus në anën tjetër pritet të vë në funksion 4-3-3 të zakonshëm.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-at startuese të mundshme për derbin e Torinos.

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, Alex Sandro; Zakaria, Arthur, Rabiot; Dybala, Vlahovic, Morata.

Torino (3-4-2-1): Milinkovic; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Mandragora, Vojvoda; Pobega, Brekalo; Belotti. /Lajmi.net/