Dënohet Berisha

Dardan Berisha është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Sport

07/05/2015 21:37

Basketbollisti më i mirë në Ligën Ballkanike për këtë edicion, Dardan Berisha, i cili është ndëshkuar në fund të çerekut të parë të ndeshjes me Golden Eagle Ylli, me gabim teknik, është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Dardani ishte ndëshkuar me teknik për sjellje jo sportive dhe më pas me gabim diskualifkues për ofendim dhe pështyrje të gjyqtarit.

Për këtë, Berisha konform nenit 50, të Propozicioneve të Garave, për gabim teknik të përsëritur, është dënuar me 100 euro dhe për gabim diskualifikues edhe me 100 euro të tjera, shkruan GazetaOlle.com.